Hapi derën e i vrau fëmijët në sy të nënës, dalin detaje të rënda të masakrës në Mal të Zi
Dita e djeshme ishte e kobshme për qytetin e Cetinës në Mal të Zi, ngjarja e së cilës la në shok gjithë vendin.
Një 34 vjeçar, Vuk Boriloviq, me armën e tij të gjahut terrorizoi një lagje të tërë, duke lënë 10 fqinj të vdekur, përpara se të vritej edhe vetë nga një bashkëqytetar.
Shtëpia e parë ku shkoi për të kryer aktin brutal ishte familja qiramarrëse e tij. Rreth orës 15:30, me të hapë derën ai vrau fëmijën 11 vjeçar M., më pas vëllain e tij dhe krejt në fund edhe nënën e tyre, Natasha, e cila ishte afër dritares.
Në plan kishte të vriste edhe babanë e fëmijëve, i cili nuk gjendej në shtëpi.
Pasi i ka vrarë ata të tre, Boriloviq ka telefonuar Millosh Martinoviqin dhe i ka thënë: “Unë e kam vrarë familjen tënde”, siç i kanë thënë bashkëbiseduesit mediumit malazez, Vijesti.
Pasi ka vrarë edhe Martinoviqin, Boriloviq u nis drejt shtëpive të tjera të lagjes për të vrarë edhe disa të tjerë.
Prokurorja kujdestare, Andrijana Nastiq, tha për TV Vijesti, pas përfundimit të hetimeve, se kanë gjetur nëntë persona të vdekur në vend, ndërsa nga Qendra Klinike kanë marrë informacione se dy persona të tjerë kanë vdekur pas plagëve të marra.