Taravari pret për iftar drejtuesit e koalicionit VLEN dhe deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje

Shpërndaje

Kreu i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari sot priti në takim drejtuesit e koalicionit VLEN për iftar. Në iftarin e shtruar në Gostivar, të pranishëm ishin edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari dhe Mefail Bajqinovci.

“Sonte kisha kënaqësinë të kem mysafirë në iftarin e shtruar në Gostivar, drejtuesit e koalicionit VLEN. Bashkë me ne ishin edhe miqtë tanë nga Lëvizja Vetëvendosje, deputetët Avni Dehari dhe Mefail Bajqinovci. Ju faleminderit për praninë tuaj!”, shkruan Taravari.