RajoniTop Lajme

Kush është qytetari që dyshohet se vrau autorin e masakrës në Mal të Zi

Shpërndaje

Një masakër e vërtetë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Cetinje të Malit të Zi, ndërsa bilanci është 11 të vdekur dhe 6 të plagosur. Gjithçka filloi kur Vuk Boriloviq, 34 vjeç hyri në banesën e qiramarrësve të tij rreth orës 15:30 dhe vrau 11-vjeçarin M. në derë, pastaj vëllanë e tij tre vjet më të vogël, dhe më pas qëlloi nënën e tyre, Natasha Pajović Martinovic e cila po qëndronte në dritare.

Pasi i vrau, ai thirri babanë e tyre, Millosh Martinoviqin dhe i tha: “Unë vrava edhe familjen tënde dhe timen.

Përpjekjet e shumta të Policisë për të ndaluar masakrën dhe arrestuar autorin, kanë hasur në kundërshtinë e 34-vjeçarit, i cili mësohet të ketë qëlluar me armë edhe në drejtim të forcave të rendit.

Pas masakrës me dhjetë të vrarë, autori i krimit të rëndë që tronditi shtetin e vogël ballkanik, është qëlluar për vdekje nga një tjetër qytetar. Në vendngjarje shkoi edhe prokurori i lartë i shtetit, shërbimet e emergjencës, Policia dhe Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit.

Nga ana e shërbimeve policore nuk u dha asnjë detaj se cili ishte qytetari që kishte qëlluar ndaj 34-vjeçarit.

Por, në rrjetet sociale që nga mbrëmja e djeshme është shpërndarë gjerësisht fotoja e një personi që pretendohet të ketë varë Boriloviq, shkruan kurir.

“Njeriu që pastroi rrugët e Cetinjës nga demonët! Hero, hero! Ju shpëtuat disa jetë sot! Burgu nuk është për ty sepse nuk ke shkelur ligjin, ke mbrojtur veten, ke shpëtuar një numër të madh të fqinjëve, kumbarëve, miqve. I gjithë Mali i Zi është me ju në këto kohë të vështira!”

“Është e trishtueshme të thuash ndonjë gjë, por për ty o burrë, Zoti të rruajttë, për ty liria është urdhër guximi se ke shpëtuar një akt më të keq.”

“Të bësh të keqen duke u mbrojtur nga e keqja, aty nuk ka krim.”

Nga 11 personat e vrarë, 2 ishin fëmijë.