RajoniTop Lajme

Harrojeni shiun, temperaturat arrijnë sërish 37 gradë gjatë kësaj jave, rikthehet i nxehti në vend

Shpërndaje

Gjatë ditës së hënë vendi ynë ka pasur rritje të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit. Kjo ka bërë që vlerat minimale të regjistruara në zonat malorë të jenë 8 gradë celcius, ndërsa maksimumet parashikohet të ngjiten në vlerën 32 gradë celcius në qarkun e Elbasanit dhe Beratit.

Sipas meteorologut të MeteoAlb, Hakil Osmani edhe gjatë ditës së martë dhe në vijim do të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet deri ditën e enjte të ngjiten në vlerën 37 gradë celcius në qarqet e Elbasanit dhe të Beratit, por po ashtu dhe vlerat minimale të kenë rritje të ndjeshme. Minimumet në zonat malore do të arrijnë vlerat 12 apo 13 gradë celcius.

Duke filluar nga e enjtja dhe në vijim kemi një rritje graduale të lehtë të temperaturave të ajrit.

Për sa i përket kushteve atmosferike do të kemi mbizotërim të motit të qëndrueshëm në territorin shqiptar ku kthjellimet do të jenë dominante. Në zonat malore herë pas here do kemi kalime të pakta të vranësirave.

Parashikohet që gjatë fundjavës vranësirat të jenë disi më të dukshme duke bërë që në zonat malore të kemi dhe momente të pakta me pika shiu.

Për sa i përket parametrit të erës nuk pritet të jetë problematik në pjesën më të madhe të javës, por herë pas here në intervale do të fitojë shpejtësi deri në 45 km/h.

Vendet e rajonit, Kosova dhe Maqedonia e Veriut gjatë kësaj jave parashikohet të jenë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Vranësirat nuk pritet të gjenerojnë reshje shiu, si në Republikën e Kosovës po ashtu dhe në Maqedoninë e Veriut. Temperaturat e ajrit deri ditën e enjte do të kenë rritje të ndjeshme duke bërë që maksimumet në Kosovë të ngiten deri në 34 gradë celcius, ndërsa në Maqedoninë e Veriut të ngjiten deri në 35 gradë celcius./Abcnews.al/