Në Shkup sanksionohen 164 shoferë, 94 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (14.08.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 164 sanksione, prej të cilave nëntëdhjetë e katër sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, gjashtë sanksione për shoferët e motoçikletave.
Poashtu janë shqiptuar shtatë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur, gjashtë sanksione për shoferët fillestarë…
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
****
Sanksionohen 149 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në territorin e Tetovës dhe Gostivarit
Sot (14.08.2022) në intervalin kohor nga ora 14:00 deri më ora 20:00 nëpunës policorë të SPB Tetovë realizuan kontrollim aksional të përforcuar për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar në territorin e SPB Tetovë.
Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 149 shoferë (TE-119 dhe GV-30), prej të cilëve 82 sanksione (TE-52 dhe GV-30) kanë të bëjnë për drejtimin e automjetit me shpejtësi më të madhe në vende të banimit prej tyre 13 (TE-5 dhe Gv-8) kanë qenë për tejaklim të shpejtësisë mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
*****
Sanksionohen 71 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në territorin e SPB Manastir
Gjatë ditës së djeshme (14.08.2022) në intervalin kohor nga ora 14:00 deri më ora 20:00 nëpunës policorë të SPB Manastir realizuan kontrollim aksional të përforcuar për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar në territorin e SPB Manastir. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 71 shoferë, prej të cilëve 22 në Manastir, 30 sanksione në Resnjë, 8 sanksione në Demir Hisar, nga 5 sanksione në Prilep dhe Makedonski Brod si dhe 1 sanksion në Krushevë.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
****
Sanksionohen 114 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në territorin e SPB Kumanovë
Sot (14.08.2022) në intervalin kohor nga ora 14:00 deri më ora 20:00 nëpunës policorë të SPB Kumanovë realizuan kontrollim aksional të përforcuar për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar në territorin e SPB Kumanovë. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 114 shoferë, prej të cilëve 104 në Kumanovë, 8 sanksione në Kratovë dhe 2 sanksione në Kriva Pallankë.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.