Begaj: Shqipëria do të jetë zëdhënëse e interesave të Kosovës në OKB
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani se “Shqipëria do të jetë zëdhënëse e interesave të Kosovës në OKB”.
Ai po ashtu ka thënë se Shqipëria do të vazhdojë përkrahjen e Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave.“Ne do ta përkrahim Kosovën në këtë proces që të ketë përgjigje pozitive”.
Begaj po ashtu ka thënë se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë do të thellohet edhe më tutje. Po ashtu tha se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përmbyllet me njohje reciproke.
Ai tha se është në shtëpinë e tij, referuar Kosovës.
Kjo ishte vizita e tij e parë zyrtare që kur mori pozitën e presidentit të Shqipërisë një javë më parë.