Eksperti i arsimit: ‘Kam videon e një drejtori që rreh nxënësin’!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me mësues dhe ekspertë të sistemit parauniversitar në vend.
Gjatë fjalës së tij eksperti Albano Zhapaj u shpreh se arsimi po kalon pikën e tij më të ulët. Ai u shpreh se degradimi vjen ga kupola dhe po shtrihet deri të nxënësi. Ai bëri një akuzë të forcë ndaj një drejtori shkolle për të cilin tha se ka një video ku ai shfaqet duke dhunuar një nxënës.
Albano Zhapaj: Më vjen mirë që u prek pika e parë e edukimit sepse ajo është përmbajtja ndërsa arsimi është procesi dhe ato si shikoje janë dy gjëra të ndryshme dhe ajo që më shqetëson i jepet përparësi arsimit. Arsimi ynë duket se ka një platformë që është prapaskenës dhe po i copj fëmijët drejt edukimit të bindjes që në vetvete është bindja dhe rregulli ndaj mësuesit drejtorit, kjo nuk ka nevojë sepse mësuesi e bën vetë veten që ta respektojnë. Në telefonin disponoj një video ku drejtori rreh dhunshëm një fëmijë dhe ajo që më shqetësoj është që nxënësit nuk reaguan sepse është kultivuar bindja dhe rregulli. Nxënësi është komponenti kryesor i edukimit sepse më atë fillon gjithçka, populli nga njëri tjetrit nuk ndryshojnë nga vlerat por nga mënyra sesi ajo i transmeton vlerat dhe ky transmetim kryhet nga mësuesi. Të gjitha mekanizmat dhe teknikalitetet që janë përdorur përfshirë dhe udhëzimin e fundit që mësuesi i nënshtrohet një testi ose provimi 3 mujor duket absurd. Këto teknikalitete që po përdoren nga qeveria e cila po ka mbyllur shkollat tani ka dhënë disa direktiva se numri i mësuesve të rritet. Mesa duket shkollat u mbyllën për të hequr disa mësues sepse i shihnin si zëra ndryshe, tani kërkojnë të punësojnë militantët e tyre dhe nga të gjitha gjërat doli se litari i bukës ishte ai më i forti. Nuk ka nevojë të udhëtojmë në kontinente për të marrë shembuj nga arsimi, mjafton të shohim fqinjët tanë sepse ata kultivojnë edukimin për lirinë.