Shkupjani gjendet i vdekur në shtëpinë e tij
Një burrë nga Shkupi dje është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Aerodrom, njofton MPB.
“Më datë 15.08.2022, rreth orës 11:45, në Stacionin e Policisë në Aerodrom është raportuar se në shtëpinë e tij në zonën e Aerodromit është gjetur i vdekur B.A.(64)”, thonë nga MPB.
Nga MPB shtojnë se mjeku i Emergjencës ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.