RajoniTop Lajme

NATO i gatshëm të rrisë numrin e trupave në Kosovë

Shpërndaje

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se mund të rrisin numrin e trupave të aleancës në Kosovë, nëse është e nevojshme për të parandaluar përshkallëzimin e situatës në veri të vendit.

I pyetur se çfarë duhet të ndodhë, përveç barrikadave në veri, që KFOR-i të ndërhyjë, Stoltenberg tha se “NATO është në Kosovë, prania më e madhe ushtarake jashtë territorit të NATO-s dhe ne shprehim përkushtim për tejet të madh për paqen, për stabilitetin, për Ballkanin Perëndimor, për Kosovën si dhe një vendosmëri të aleatëve tanë, të ritheksuar në Samitin e NATO-s në Madrid, që do të përmbushim mandatin e OKB-së që është baza e pranisë sonë në Kosovë. Trupa të trajnuara të udhëhequra mirë, vetëm prania e këtyre trupave ndihmon në depërshkallëzim. Kemi demonstruar sa herë që mund të rrisim sigurinë me praninë tonë. Mund ta rrisim prapë praninë”.

“Veprimet tona do të jenë të matura, por të qarta. Do të bëjmë çdo gjë të nevojshme për të parandaluar përshkallëzimin e situatës”, tha Stoltenberg në konferencën për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shkruan rtv21.tv

Stoltenberg tha se KFOR-i ka mbi 3 mijë e 700 trupa në Kosovë dhe është i përkushtuar ndaj mandatit të saj. Sipas tij, KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë mjedis të rregullt dhe lëvizje të lirë për qytetarët në Kosovë.