Pa shtrëngim duarsh dhe pa shikim sy më sy, Kurti dhe Vuçiq nisën takimin në Bruksel
Në Bruksel është mbajtur takimi i nivelit të lartë dialogues ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Në nisje të takimit nuk ka pasur as shtrëngim duarsh, por nga pamjet e publikuara, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Vuçiq nuk janë shikuar as në sy.
Ky takim ndërmjetësohet nga Shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili përkrahet nga Miroslav Lajçak, i Dërguar i BE-së për Ballkanin Perëndimor.