Rajoni

Abazoviq: Ose Gjukanoviq, ose unë do të largohem nga politika e Malit të Zi

Shpërndaje

Kuvendi i Malit të Zi ka vazhduar seancën e jashtëzakonshme, ku po diskutohet propozimi për votëbesimin ndaj qeverisë së kryeministrit Dritan Abazoviq.

Në një moment ka pasur një debat mes përfaqësuesve të PD-së dhe demokratëve, për çka kryeparlamentarja Danijela Gjuroviq ka ndërprerë për pak kohë seancën.

“Ose Gjukanoviqi ose Dritan Abazoviqi do të shkojë nga skena politike e Malit të Zi”, tha, mes tjerash, në një nga fjalimet e tij në Kuvendin e Malit të Zi, që po mbahet për votëbesimin e qeverisë së tij.

Gjatë seancës, e cila po vazhdon ende, deputetët janë të ndarë në votimin për fatin e qeverisjes së Abazoviqit, njofton RTCG.

Kështu, deputeti Boris Mugosha, nga SD, tha se priste që Abazoviq të jepte dorëheqjen dhe, kështu, të tregojë se nuk i intereson pozita.

Ai theksoi se në katër muaj Qeveria nuk ka propozuar asnjë ligj në fushën e ekonomisë, bujqësisë, punëve të brendshme, të drejtave të njeriut dhe të pakicave, shëndetësisë, sportit dhe rinisë, arsimit, kulturës, shkencës dhe zhvillimit teknologjik.

Ndërsa deputeti Koprivica deklaroi se jemi të gatshëm për të formuar qeverinë e re, Gjukanoviq është i detyruar të japë mandat.

Ai tha se janë të gatshëm të formojnë qeverinë e re, e cila do ta respektojë 30 gushtin brenda vullnetit të shprehur në zgjedhjet parlamentare.

“Presidenti Gjukanoviq është i obliguar që t’ia japë mandatin atij që sjell 41 nënshkrime”, tha Koprivica.

Seanca në Kuvendin e Malit të Zi është duke vazhduar.