Rama i dorëzon Luiza Gegës Yllin për Mirënjohje Publike: Mos u tremb nga lartshtatësia ime, më rrofshin centimetrat
Kryeministri Edi Rama i dorëzoi sot në një ceremoni zyrtare, Luiza Gegës Kordonin e madh me Yllin për Mirënjohje Publike.
Megjithatë gjatë dorëzimit të kordonit nuk munguan as batutat nga kryeministri Rama, i cili ironizoi gjatësinë e tij, ndërsa e krahasoi Gegën me Napolonin.
“Duke të lutur të vish këtu, pa u trembur nga lartshtatësia ime. Sepse mua më rrofshin gjithë këto centimetrat e mia.
Kjo letër është për të certifikuar që ylli nuk është i kontrabanduar është origjinal.
Unë e di që ti je trime dhe nuk trembesh, por edhe vetë Napoloni ishte vetëm 2 centimetra më i gjatë se ty, por ishte 20 minuta më i ngadaltë se ty “, tha Rama.