BotaTop Lajme

SHBA-ja ia dhuron Ukrainës 3 miliardë dollarë në Ditën e Pavarësisë

Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar gati 3 miliardë dollarë ndihmë ushtarake Kievit të mërkurën, kur Ukraina shënoi Ditën e Pavarësisë.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se kjo është shuma më e madhe që i jepet Ukrainës si ndihmë në luftën kundër Rusisë, raportoi Reuters.

Sipas njoftimit të tij, Ukrainës iu dhanë 2,98 miliardë dollarë armë dhe pajisje ushtarake.

“Kjo do t’i lejojë Ukrainës që të sigurojë sisteme ajrore të mbrojtjes, sisteme artilerie dhe municion, për të siguruar se mund të vazhdojë ta mbrojë veten në terma afatgjatë”, tha Biden.

Donacioni mund të përdoret për kostot e menjëhershme të luftës, përfshirë edhe blerje të armëve dhe pajisjeve.

Të premten, Pentagoni lajmëroi pakon më të fundit të ndihmës prej 775 milionë dollarë ku përfshiheshin raketa, artileri dhe armë të tjera.

“Sot dhe çdo ditë, qëndrojmë me popullin e Ukrainës”, theksoi Biden.