Presidentja deklarohet pas takimit me Escobarin e Lajçakun
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmanit pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar,ka thënë se Kosova është palë konstruktive, e përgatitur dhe e angazhuar në procesin e dialogut të përqendruar në njohjen e ndërsjellë.
Në një postim në Facebook, presidentja ka thënë se në këtë takim, ka shprehur përkushtimin e Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët e Kosovës, duke potencuar se angazhimi i Kosovës në dialog është i bazuar në mbrojtën e sovranitetit, rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Kosovës, të cilat janë të paprekshme.
Postimi i plotë i Osmanit:
Kosova është palë konstruktive, e përgatitur dhe e angazhuar në procesin e dialogut të përqëndruar në njohjen e ndërsjellë.
Në takimin me të dërguarit e posaçëm Lajčák dhe Escobar shpreha përkushtimin e Kosovës për ta vazhduar bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët tanë, duke potencuar se angazhimi i vendit tonë në dialog është i bazuar në mbrojtjen e sovranitetit, rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Kosovës, të cilat janë të paprekshme.
Kosova asnjëherë nuk ka kontribuar në tensione dhe është angazhuar vazhdimisht për paqe dhe stabilitet si dhe për zgjidhje evropiane. Vendi ynë është i ndërtuar mbi parimin e një shoqërie multietnike ku të gjithë kanë të drejta të barabarta, pa dallim etnie.