Kush do ta zëvendësojë Ziadin Selën? Përgjigjen nga ASH-ja (Video)
Ende nuk dihet se kush do të emërohet në krye të Aleancës për Shqiptarët. Nga kjo parti thonë se të shtunën e kësaj jave ASH do të mbajë kuvendin qendror, në të cilin do të shqyrtohet dorëheqja e Ziadin Selës. Në të njëjtën do të pritet të vendoset edhe koordinatori i grupit të deputetëve të ASH-së në Kuvend, pas dorëheqjes së Ilire Dautit.
“Njoftojmë opinionin publik se ditën e shtunë, më 17 të këtij muaji, ASH do të mbajë kuvendin e saj.
Kuvendi i partisë sipas statutit të partisë, është organi më i alartë mes dy kongresve dhe pikërisht në këtë kuvend do të shqyrtohet dorëheqja e kryetarit Sela, si dhe do të diskutohet dhe do të merren vendime për hapja të mëtutjeshëm”, deklaroi Naim Bajrami – ASH.