ASH sot në mesditë mban Kuvendin Qendror.Çfarë pritet të ndodh?!
Aleanca për Shqiptarët do të mbajë sot në orën 12:00 në “Bushi Resort”- Shkup, do të mbajë Kuvendin Qendror në Shkup, ku do të konfirmohet dorëheqja e Ziadin Selës. Ushtruesi i detyrës duhet të zgjidhet në kuvendin e partisë.
Më 21 gusht të këtij viti, Sela dha dorëheqje pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e fundit për këshilltarë në Këshillin e Komunës së Tetovës, në të cilat Aleanca për Shqiptarët nuk fitoi asnjë mandat. Sela më pas bëri të ditur se nuk do të kandidojë më për kryetar partie pasi siç tha ai sipas statutit këtë të drejtë e ka vetëm dy herë. Sela u rizgjodh si personi i parë i ASH në Kongresin e mbajtur më 27 mars të këtij viti.
Gjithashtu, në Kuvend pritet të diskutohet edhe për dorëheqjen e deputetes Ilire Dauti nga pozita e koordinatores së grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët.