Kurti reagon pas deklaratës së përbashkët të Francës, Gjermanisë e Polonisë për heqjen e vizave për Kosovën

Shpërndaje

I ashtuquajturi “Trekëndësh i Weimarit”, i cili përfshin një format të tri shteteve: Gjermanisë, Francës dhe Polonisë, kanë lëshuar të premten një deklaratë të cilët bëjnë thirrje për progres në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Lidhur me këtë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një shkrimi në Twitter, thotë se e ka mirëpritur riafirmimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“E mirëpres riafirmimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, përkushtimin e qartë për zgjerimin e BE-së, Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal nga Ministrat për Çështje Evropiane të Trekëndëshit të Weimarit”.

Tutje, ai tha se pret me padurim vizitën e tyre të përbashkët.