Rritja e çmimeve s’ka të ndalur, 1 kg kaçkavall më shtrenjtë se 1kg mish
Çmimi i qumështit ka pësuar rritje të pandërprerë në gjashtë muajt e fundit, duke bërë që qytetarët të mendohen dy herë para se të blejnë këtë produkt bazë. Nëse një litër qumësht i një kompanie të caktuar disa muaj më parë është blerë 35 apo 40 denarë, tani çmimi ka mbërritur në së paku 67 denarë.
Çmimi i qumështit në 6 muajt e fundit
Në gusht, krahasuar më muajin korrik 3.6%
Në korrik, krahasuar më muajin qershor 3.6%
Në qershor, krahasuar me muajin maj 6.7%
Në maj, krahasuar më muajin prill 5.4%
Në prill, krahasuar me muajin mars 3.7%
Në mars, krahasuar më muajin shkurt 7.3%
Rritja e çmimit ka vazhduar edhe tek prodhimet nga qumështi. Gjiza, djathi, dhalli, kosi, dhe veçanërisht kaçkavalli kanë pësuar rritje enorme të çmimit, duke frikësuar qytetarët edhe më shumë për muajt e ardhshëm.
“Rriten vazhdimisht. Nuk di se si të gjendet njeriu me ato çmime. Është e papërballueshme. 00:38 50% është shtrenjtuar. Disa produkte janë rritur edhe 100%. Nuk di njeriu sit ë gjendet në këtë kaos që është krijuar”, tha një qytetar.
“Gjithçka është shtrenjtuar në mënyrë drastike. Nëse krahasojmë para dy muajsh dhe tani, pak është të themi se janë dyfishuar. Si nuk ndikon, ja kjo çantë bëri 500 denarë. Dhe nuk kam blerë asgjë të veçantë. Do kujdesemi më shumë, çfarë të bëjmë”, u shpreh një qytetare.
“Ka, ka rritje drastike në prodhimet e qumështit, veçanërisht çmimi i kaçkavallit, djathit. Kaçkavalli i lopës mendoj se është 500 e diçka denarë, më i liri domethënë, kurse ai I dhenve mbi 600 apo 700 denarë”, tha një tjetër qytetar,
“Çmimin nuk e cakton as tregu dhe as prodhuesi, por blerësi. Blerësi kur do të vazhdojë që ta blejë me atë çmim, aq do të mbetet çmimi. Nëse nuk e ble, produktit prishte, dhe do të jenë të detyruar të ulin çmimin. Ne nuk kemi blerës për këto çmime. 700 denarë kaçkavalli. Kjo nuk është normale”, theksoi një qytetar tjetër.
Si mënyrë për të parandaluar rritjen e çmimeve të produkteve bazë ushqimore, ku bën pjesë edhe qumështi, qeveria miratoi dy masa: kufizimin e marshit tregtar në 10% për qumështin e lopës me përmbajtje yndyrore 2.8, 3.2, dhe 3.5%. Kjo masë do të vlejë deri më 30 shtator të këtij viti. Si dhe masa e dytë heqja e tarifës doganore prej 20 për qind në 0 dhe 15 për qind me 0 për qind që filloi të aplikohet më 1 shtator 2022 dhe do të jetë i vlefshëm deri më 31 dhjetor 2022 . Shporta konsumatorë për një familje 4 anëtarëshe ka mbërritur në 48 mijë denarë./Alsat.mk