Nga mesnata bie çmimi i dizelit
Nga mesnata dizeli do të lirohet për dy denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri për dy denarë e gjysmë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energji. Çmimet e benzinës dhe të naftës mbeten të njëjta.
Sipas vendimit të fundit, dizeli do të shitet me çmim prej 90 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri 86 denarë për litër.
Çmimi i Eurosuper BS-95 mbetet 84,5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet me çmim prej 87 denarë për litër, kurse mazuti për 50,391 denarë për kilogram.