Mark Zuckerberg, baba për herë të tretë! Çifti njofton surprizën

Shpërndaje

Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan po pasurojnë familjen e tyre me një vajzë tjetër.

Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan po pasurojnë familjen e tyre me një vajzë tjetër. CEO i Metaverse, 38 vjeç dhe filantropistja, 37 vjeç, janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë, një vajzë tjetër, njoftoi Zuckerberg në rrjetet sociale të mërkurën.

“Shumë dashuri. I lumtur të ndaj që Max dhe August do të kenë një motër të re vitin e ardhshëm!” ka shkruar ai krahas një fotoje të çiftit.

Në foto, Zuckerberg vendos dorën e tij në stomakun e Chan, ndërsa dyshja buzëqesh për kamerën.