Nuk ka ndryshime tjera të ministrave përpos Milevskit, konfirmon Kovaçevski
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se ndryshim në Qeveri do të ketë vetëm në pozitën ministrore për vetëqeverisje lokale, por jo edhe në pozitat kryesore të ministrive tjera.
Вратете го видот на која било возраст со овој метод…не се потребни операции !!!
“Ju thashë, do të ketë ndryshim në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, duke qenë se kemi dorëheqjen e ministrit. Nuk ka plan tjetër. Asgjë tjetër nuk është planifikuar, tha kryeministri Kovaçevski, i cili sot vijoi mësimin e parë akademik në Fakultetin Ekonomik në UKIM në Shkup.
Në vërejtjen se zyrtarët e LSDM-së kanë paralajmëruar “ndryshime të vogla” në Qeveri, Kovaçevski thekson se bëhet fjalë për “ndryshime shumë të vogla”.
“Mendoj se do të jenë shumë të vogla, duke qenë se Qeveria po funksionon me kapacitet të plotë dhe i kryen obligimet e veta dhe e zbaton Programin ashtu siç është rënë dakord, tha kryeministri.
Lidhur me atë se kur do të zgjidhet ministri i ri i Vetëqeverisjes Lokale, Kovaçevski tha se duhet të koordinohet me kryetarin e Kuvendit dhe u shpreh i kënaqur që propozimi i Partisë Liberal Demokratike për këtë pozitë është Risto Penov, sepse, siç tha, ai ishte një nga kryetarët më të mirë jo vetëm të Shkupit, por të vendit në tërësi, “i cili ka pas vetes një numër të madh projektesh të suksesshme për të cilat jemi dëshmitarë të gjithë sot”.
Kovaçevski theksoi se fillimisht duhet të konfirmohet dorëheqja e ministrit të vetëqeverisjes lokale dhe pastaj zgjedhja e ministrit të ri në seancë të Kuvendit.
“Megjithatë, duhet të koordinohet me kryetarin e Kuvendit për rendin e ditës të seancave të reja, siç është paraparë”, tha Kovaçevski.
Kryeministri tha se e ka dëgjuar propozimin që Penov të jetë ministër i ri i Vetëqeverisjes Lokale, por tha se ende nuk ka marrë shkresë zyrtare nga PLD-ja. Tani për tani, tha Kovaçevski, gjithçka varet nga deklaratat që i kemi parë.