RajoniTop Lajme

Kryeministrja e Britanisë i garanton mbështetje Kosovës

Shpërndaje

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, i ka garantuar Kosovës mbështetje të mëtejmë gjatë mandatit të saj.

Në një letër dërguar kryeministrit Albin Kurti, ajo ka thënë se ajo do ta pëcjellë me interes të madh Kosovën në procesin drejt reformës.

Ajo ka theksuar se të dyja vendet kanë potencial për bashkëpunim më të afërt.

“Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë qartazi në një linjë në shumë fusha dhe ka mundësi të mëdha që dy vendet tona të punojnë së bashku edhe për më së afërmi”, ka shkruar Truss.

Ndërkaq, shprehu se Britania qëndron krenare për ndihmën që i dha Kosovës në sigurimin e pavarësisë.

“Mbretëria e Bashkuar ishte krenare për ndihmën dhënë Kosovës në sigurimin e pavarësisë së saj, dhe që ishte vendi i parë që njohu formalisht pavarësinë e saj në vitin 2008. Do të vazhdoj ta përcjell Kosovën me interes të madh ndërsa ecni përpara me procesin tuaj të reformës”, ka shkruar më tej ajo.