Maqedoni

Taravari: “Grupi i zjarrit” i BDI-së tani është në koalicion me Danellën dhe Levicën

Shpërndaje

Kryetari i komunës së Gostivarit dhe u.d Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, tha sonte në “Click Plus” në TV21 se askush nuk i beson më “grupit të zjarrit” në BDI.

“Ata e bëjnë atë sa herë që duan vëmendje. Nuk ka asgjë prej tyre. E kemi sfiduar disa herë Izet Mexhitin, por ai i qëndroi besnik BDI-së. Kështu që po, nuk besoj se do të arrijnë gjë”, thotë Taravari.

Taravari thotë se “Grupi i Zjarrit” i BDI-së ka marrë disa pozita në qytetin e Shkupit.

“Kjo është tipike për një BDI. Lufta për pushtet. Tani janë në koalicion me Danellën dhe Levicën. Kemi pasur koalicion me Danellën dhe VMRO-në, kemi dalë nga ai koalicion për parime dhe ata kanë hyrë pa parime”, shton Taravari.