Mbi 1.5 ton marihuanë e kontrabanduar me anije nga Meksika, konfiskohet në portin e Istanbul-it

Shpërndaje

Mbi 1.5 ton marihuanë janë gjetur brenda një kontejneri transporti dhe sekuestruar në portin Ambarlı të Istanbul-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia turke njoftoi se pas pranimit të një informate, departamenti i narkotikëve i policisë së Istanbul-it nisi një operacion dhe konfiskoi drogën e paligjshme të kontrabanduar nëpërmjet një anijeje e cila ishte nisur nga Meksika në Istanbul.

Sipas burimeve, operacioni ka arritur kulmin pas dy muajsh ndjekje teknike dhe fizike dhe marihuana është fshehur në basma pëlhure.

Gjatë operacionit janë arrestuar pesë persona të dyshuar.