Osmani: Procesin e skriningut do ta kryejmë më shpejtë se disa vende tjera
Procesi i skriningut është projektimi i bisedimeve dhe paraqet procesin më të rëndësishëm, kështu u shpreh shefi i diplomacisë Bujar Osmani në emisionin e mbrëmshëm në Klan Debat, sipas tij nga fillimi i nëntorit vendi do të fillon edhe pjesën tjetër që është skriningu bilateral ku palët do të shohin dallimet për tu plotësuar zbrazëtirat ku edhe çalojmë. Osmani shprehet optimist se Maqedonia e Veriut këtë proces do ta kaloj para vendeve të tjera për shkak se siç thotë ai, RMV-ja një pjesë të legjistlaturës e ka plotësuar duke pritur.
”Ne përshkak se kemi pasur një rrugë të vështirë për në BE dhe kemi pritur shumë përshkak të çështjes së emrit, çështjes me Bullgarinë, ne më vetëm se 1-3 e rrugës e kemi kryer duke pritur. Dhe ne tani më nuk filllojmë nga zeri po ne fillojmë nga mesi, dhe kjo na jep një optimizëm se ne do e kryjmë këtë punë më shpejtë se disa vende të cilët kanë pritur më shumë” – deklaroi Osmani. /KlanMacedonia/