BotaTop Lajme

Mbërrin në Ukrainë sistemi i parë i mbrojtjes ajrore gjermane IRIS-T

Shpërndaje

Sistemi i parë i mbrojtjes ajrore IRIS-T ka mbërritur në Ukrainë, me tre të tjerë nga këto sisteme që priten të dërgohen vitin e ardhshëm, sipas një njoftimi të ministres gjermane të mbrojtjes Christine Lambrecht., shkruan skynews.

“Këto sisteme të mbrojtjes ajrore janë shumë të rëndiësishme për Ukrainën në luftën kundër sulmeve me raketa, kundër këtij terrori më të cilin po përballet popullsia,” tha Lambrecht gjatë një takimi me homologët e saj të NATO-s në Bruksel.

“Ky është një sistem, që do të pasohet nga tre sisteme të tjera vitin e ardhshëm”, përfundoi ajo.

Lexo edhe: Mund të ndryshojnë kursin e luftës në Ukrainë, çfarë janë sistemet e mbrojtjes ajrore Iris-T dhe Nasams që u trembet Rusia

Perëndimi ka furnizuar Ukrainën me armë të shumta që nga shpërthimi i luftës. Deri më tani, fokusi kanë qenë sistemet raketore me rreze të shkurtër veprimi, si sistemet e mbrojtjes ajrore Stinger AD SAM nga SHBA-ja dhe Starstreak nga Mbretëria e Bashkuar.

Por një sistem i mbrojtjes ajrore është ajo që Kievi dëshiron vërtet.