Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik
Avokati kroat, Luka Mistetic, ka thënë se mbrojtja do ta apelojë aktgjykimin e djeshëm të Trupit Gjykues, meqë janë bërë gabime të rëndësishme në ligj dhe në vlerësimin e fakteve. Sipaas Misetic, gabimet e tilla e cenojnë drejtësinë e procesit gjyqësor.
Misetic ka thënë se mbrojtja gjatë gjithë kohës ka pasur shqetësime lidhur me drejtësinë procedural dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të trupit gjykues me pyetje, gjë që sipas Misetic të krijonte përshtypjen për anshmëri.
“Gjatë gjithë gjykimit, Mbrojtja ka ngritur vazhdimisht shqetësime lidhur me drejtësinë procedurale, përfshirë shtrirjen e gjerë të pyetjeve të bëra drejtpërdrejt nga anëtarët e Trupit Gjykues, në një mënyrë që nuk krijonte përshtypjen e paanshmërisë. Mbrojtja mban qëndrimin se ndërhyrjet gjyqësore e kanë tejkaluar kufirin e kërkimit neutral të së vërtetës, duke cenuar përshtypjen e paanshmërisë që kërkohet sipas standardeve ndërkombëtare të drejtësisë. Kjo mungesë paanshmërie tashmë përshkon edhe aktgjykimin e Trupit Gjykues”, ka shkruar Misetic.
Misetic ka thënë se trupi gjykues e ka përfshrirë Thaçin në rastin e vrasjes së Bejadin Allaqit, ndërkohë që paraprakisht kishte urdhëruar që palët të mos diskutonin për këtë rast në seancë publike dhe se kishte urdhëruar që të gjitha provat të mbaheshin konfidenciale.
Misetic thotë se trupi gjykues kësisoj e ka shpallur Thaçin fajtor për një vrasje, ndërkohë që provat janë mbajtur të fshehura nga publiku. Ai thotë se Thaçi do të mirëpriste shqyrtimin publik të këtyre provave.
“Mbrojtja argumenton se gjetjet e Trupit Gjykues për fajësinë përtej dyshimit të arsyeshëm mbështeten në prova të pamjaftueshme dhe të pakonfirmuara. Për më tepër, Trupi Gjykues dje deklaroi publikisht se z. Thaçi ishte i përfshirë në vrasjen e Behajdin Allaqit, pasi kishte urdhëruar të gjitha palët në këtë çështje që të mos e diskutonin rastin e z. Allaqi në seancë publike dhe pasi kishte urdhëruar që të gjitha provat lidhur me këtë rast të mbaheshin konfidenciale.
Kështu, Trupi Gjykues e ka shpallur publikisht z. Thaçi fajtor për një vrasje, ndërkohë që provat mbi të cilat është bazuar ky përfundim i janë mbajtur të fshehura shqyrtimit publik. Z. Thaçi do ta mirëpriste shqyrtimin publik të këtyre provave. Mbrojtja do t’i apelojë vendimet e Trupit Gjykues për shkelje të të drejtave të tij themelore për një gjykim të drejtë, të garantuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetuta e Kosovës. Z. Thaçi e mohon shprehimisht çdo përfshirje në vrasje”, ka thënë Misetic.
“Respektimi i standardeve rigoroze të drejtësisë procedurale është thelbësor për ruajtjen e besimit të publikut në institucionet ndërkombëtare të drejtësisë penale. Mbrojtja do të dorëzojë zyrtarisht njoftimin e apelit për të korrigjuar këto gabime faktike, ligjore dhe procedurale pranë Panelit të Apelit”, ka shtuar ai.
Hashim Thaçi wishes to express his sincere appreciation for the outpouring of support he and Kadri Veseli, Rexhep Selimi and Jakup Krasniqi have received from the people of Kosovo and internationally, and calls upon Kosovo’s citizens to remain peaceful in response to yesterday’s injustice.
Mr. Thaçi’s lawyers will appeal yesterday’s Trial Judgment before the Appeals Panel of the Kosovo Specialist Chambers (KSC), asserting significant errors of law and fact that prejudiced the fairness of the proceedings.
Throughout the trial, the Defence repeatedly raised concerns regarding procedural fairness, including the extensive scope of questioning conducted directly by members of the Trial Panel in a manner that did not create the appearance of impartiality. The Defence maintains that judicial interventions crossed the boundary of neutral truth-seeking, compromising the appearance of impartiality required under international standards of justice. That lack of impartiality now permeates the Trial Panel’s Judgment.
The Defence submits that the Trial Panel’s findings of guilt beyond a reasonable doubt rely on insufficient and uncorroborated evidence. Moreover, the Trial Panel yesterday publicly claimed that Mr. Thaçi was involved in the murder of Behajdin Allaqi after having ordered all parties in the case not to discuss the case of Mr. Allaqi in public session in court, and after having ordered all of the evidence related to that case to be kept confidential. The Trial Panel has thus publicly convicted Mr. Thaçi of a murder while also keeping the evidence on which it drew this conclusion shielded from public scrutiny. Mr. Thaçi would welcome such public scrutiny of the evidence. The Defence will appeal the Trial Panel’s decisions for violating his fundamental fair trial rights under the European Convention on Human Rights and the Kosovo Constitution. Mr. Thaçi expressly denies any involvement in murders.
Adherence to rigorous standards of procedural fairness is vital to maintaining public confidence in international criminal institutions. The Defence will formally submit its Notice of Appeal to correct these factual, legal and procedural errors before the Appeals Panel.
— Luka Misetic (@MiseticLaw) September 17, 2026

