Dhjetëra të bllokuar nën tokë pas shpërthimit të minierës në Türkiyen veriore
Dhjetëra minatorë janë bllokuar nën tokë pas një shpërthimi në një minierë qymyri në provincën veriore Bartın të Türkiyes, raporton Anadolu Agency (AA).
Shpërthimi ndodhi pasditen e sotme në një thellësi prej 300 metrash brenda një miniere qymyri në rrethin Amasra të provincës Bartın.
Guvernatori i provincës Bartın, Nurtaç Arslan, njoftoi se ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin 14 minatorë, ndërsa të paktën 49 të tjerë akoma mbeten të bllokuar.
Deri më tani nuk është raportuar për viktima.
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se shpërthimi është shkaktuar nga një transformator.
Me udhëzimet e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, ministri i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu dhe ministri i Energjisë, Fatih Dönmez, po udhëtojnë në vendin e ngjarjes për të monitoruar operacionet e shpëtimit.