Maqedoni

IPP Arbën Xhaferi: Dotacione të transferuara nga buxheti për drejt Komunave, rajoni i Vardarit 188 euro kurse Pollogu 114 euro

Shpërndaje

Një hulumtim i Institutit për Politika Politike Arbën Xhaferi mbi shpërndarjen e dotacioneve të transferuara nga buxheti qendror drejt 80 komunave të vendit dhe Qytetit të Shkupit në vitin 2020, ka dokumentuar shpërndarjen e padrejtë të dotacioneve ̈ .

Sipas IPP Arbën Xhaferi, rajoni i Vardarit radhitet i pari me mesatarisht 188 euro dotacione për kokë banori, pasuar nga Lindori me 173 euro, Pellagonia me 150 euro, Verilindori me 137, Jugperëndimori me 135, Pollogu me 114 euro dhe Shkupi me 113 euro.

Shkupin lënë anash si nivel i mësëm i qeverisjes, ajo që vërehet është se ̈ ̈̈ ̈ ̈̈ ̈ ̈ –̈ , apo ndryshe thënë, sa më i pasur rajoni, aq më të larta dotacionet, dhe anasjelltas, sa më i varfër rajoni aq më të ulëta dotacionet – për shembull, Pollogu me PBB prej 1.952 euro për kokë banori përfiton më së paku dotacione (114 euro për kokë banori), ndërsa Vardari, me PBB prej 4.537 euro përfiton më së shumti dotacione (188 euro për kokë banor).

̈ ̈ ̈̈ ̈ ̈ ̈ ̈ : sa më e ulët përqindja e shqiptarëve brenda një rajoni, aq më e lartë vlera e dotacioneve për kokë banori; sa më e lartë përqindja e shqiptarëve brenda një rajoni, aq më e ulët vlera e dotacioneve – Pollogu i banuar kryesisht me shqiptarë pranon 40% më pak transfere nga dotacionet për kokë banori sesa Vardari i banuar kryesisht me maqedonë.

Dotacionet për vitin 2020 kapin shumën prej 302 milionë euro sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, apo mbi 2% e BPV-së. Ato kanë rëndësi jetike për financimin e vetëqeverisjes lokale dhe do duhej të ishin mjet i fuqishëm për të ndikuar në pabarazitë financiare dhe zhvillimore, midis komunave të vendit.