Osmani: Bashkëpunim më i fortë strategjik ndërmjet NATO-s dhe BE-së

Shpërndaje

Dita e dytë e Këshillit të NATO-s në Bruksel

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në fillim të ditës së dytë të Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s, me pritje për përforcim të partneritetit midis NATO-s dhe BE-së dhe rolin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë aleancë .

“Dje kishim takime produktive. Sot do të kemi diskutime me partnerët tanë, përfshirë BE-në. E theksoj nevojën për një bashkëpunim më të fuqishëm strategjik midis NATO-s dhe BE-së, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, si rajon me rëndësi të ve;antë strategjike për të dy organizatat”, tha Osmani para fillimit të sesionit të dytë të takimit të Ministrave të NATO-s.

Osmani gjithashtu theksoi se ngjashëm me NATO-n, perspektiva për integrim në BE mund të forcojë stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

“Ne nuk duhet të lejojmë që asnjë ambivalencë të rezultojë në divergjencë që mund të përdoret gjithashtu nga aktorë të jashtëm; aderimi i Ballkanit Perëndimor në BE është i një rëndësie të veçantë”, tha Osmani.

Sot në agjendën e Osmanit, përveç seancave brenda Këshillit të Ministrave, ka takime të veçanta me Ministrat e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Presidencën aktuale të Bashkimit Evropian Augusto Santos Silva, si dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Olavi Haavisto.