RajoniTop Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi, Borrelli kontakton Kurtin e Vuçiqin

Shpërndaje

Pak orë pasi ambasadorët e shteteve të QUINT-it takuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ai ka zhvilluar një bisedë me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Sipas një njoftimi nga Qeveria, Kurti e Borrell kanë diskutuar për “procesin e dialogut, mbarëvajtjen e tij, për përmbajtjen e kornizës themelore të marrëveshjes, që për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër, dhe për çështje aktuale”.

Pos bisedës me Kurtin, Borrell ka biseduar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një kohë kur ka intensifikim të vizitave të përfaqësuesve të vendeve perëndimore.

“Një diskutim i hapur me kreun e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, për situatën në Kosovë dhe Metohi dhe për përparimin në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Serbia është e përkushtuar të vazhdojë procesin dhe t’i zgjidhë të gjitha çështjet e hapura”, ka thënë Vuçiqi në Twitter.