Rajoni

Rama batuta me adoleshentin në Fier: T’i nuk paske pikë burrnie, se ka dhe vajza këtu

Shpërndaje

Edhe pse në një takim për arsimin dhe zhvillimin teknologjik, Edi Rama, ra replikuar në distancë me një prej nxënësve.

Gjithçka ka nisur pas qeshjes së këtij të fundit gjatë kohës që fliste Rama, i cili i ka kërkuar që t’i afrohej për të biseduar më nga afër me të.

Me nota ironie dhe shakaje Rama është shprehur në fund të bisedës se edhe ai nxënës e kishte një talent, por sipas kryeministrit nuk e kishte zbuluar akoma.

Pjesë nga biseda:

Rama: Hajde ktu, ti po po po. Mos ma fut kokën në kapuç se po erdha të të kap është më keq. Hajde çohu mos nav ono tani. Janë gjithë këto goca të shohin e thonë si s’paska pikë burnie ky çuni. Hajde ktu, jo andej se del aty e ikën me vrap. Ça shkolle je ti?

Nxënësi: Andon Xoxa

Rama: Si je me mësime?

Nxënësi: I mesëm

Rama: Në mes poshtë apo në mes lartë?

Nxënësi: Poshtë

Rama: Hahaha. Ik ulu atje e mos bëj më… Me siguri e ka edhe ai një talent por duhet ta zbulojë.