Momenti dramatik kur piloti rus hidhet me parashutë pasi aeroplani luftarak u përfshi nga flakët – përpara se të rrëzohet në tokë
Ky është momenti dramatik kur një pilot i një aeroplani luftarak rus u detyrua të largohej nga aeroplani i tij që ishte përfshirë nga flakët pak çaste përpara se të rrëzohej dhe të shpërthente.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e sapo publikuara kapin pilotin duke shpëtuar nga një Su-25 teksa del jashtë kontrollit, që besohet të jetë mbi Belgorod, në Rusi, në qershor.
Mendohet se aeroplani në fjalë kishte “kontakt” me një linjë elektrike aty pranë, duke thyer një nga pjesët e bishtit dhe duke e bërë atë të zhytet në tokë.
Por burime pro-ukrainase pohuan se në fakt ai ishte goditur.
Blogerët rusë të luftës kishin raportuar përplasjen në kohën kur ndodhi, së bashku me pamjet e rrënojave të aeroplanit që digjeshin në një fushë.
Ata thanë se “sipas të dhënave paraprake, aeroplani goditi një shtyllë të linjës elektrike”.
Por videoja e re e publikuar për herë të parë të dielën e kap përplasjen nga këndvështrimi i pilotit.
Pamjet duket se fillojnë disa momente pasi aeroplani u godit.
Aeroplani fillon të rrotullohet në ajër ndërsa piloti humbet kontrollin, përpara se fluturakja të kthehet anash dhe të rrokulliset me kokë poshtë.
Në gjysmë të rrugës, piloti hidhet – duke kapur një pamje mahnitëse të aeroplanit të tij ndërsa fluturon larg në distancë. /Telegrafi/
Lajmi i plote KETU