RajoniTop Lajme

Presidentja Vjosa Osmani pret në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani sot ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas takimit presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha në Prishtinë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe se do të bëjnë çmos që ta bindin edhe Këshillin e Evropës që të mbështes këtë proces. Ndërkohë, presidentja e vendit Vjosa Osmani, kritikoi Bashkimin Evropian për vonesa sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën. Duke folur për dialogun me Serbinë, presidentja Osmani pohoi se ka një propozim gjermano-francez.

Postimi i plotë:

“Vendi i Kosovës është në Bashkimin Evropian”
“Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Kosovën”
“75 milion euro ndihmë e menjëhershme buxhetore për Kosovën në përballimin e krizës energjetike”
“500 milion euro për rajonin ku Kosova mund të përfitojë me projekte konkrete në fushën e energjisë”
“Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe e meriton liberalizimin e vizave”
Falënderim i përzemërt për Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për këto mesazhe inkurajuese e mbështetëse për Republikën e Kosovës. Llogarisim në lidershipin tuaj përderisa ndërmarrim hapa të guximshëm drejt sundimit të plotë të ligjit dhe mbrojtjes së vlerave evropiane. 🇽🇰🇪🇺