Përdoruesit po gërryejnë procesorët Ryzen 7000 për menaxhim më të mirë të temperaturës
Duke gërryer shpërndarësin metalik të nxehtësisë me 0.08mm, temperatura e flagshipit 16 bërthamësh Ryzen 9 7950X mund të reduktohet me 10 gradë celsius.
Nëse jeni prej adoptuesve të hershëm të kompjuterëve me procesorët e rinj AMD Ryzen 7000 dhe po kërkoni të menaxhoni më mirë temperaturën e procesorit, disa ndërtues kompjuterësh kanë gjetur një zgjidhje.
Duke gërryer shpërndarësin metalik të nxehtësisë me 0.08mm, temperatura e flagshipit 16 bërthamësh Ryzen 9 7950X mund të reduktohet me 10 gradë celsius.
Trashësia e shpërndarësit metalik të nxehtësisë në procesorët Ryzen 7000 është 3.6mm dhe një prej arsyeve pse ka këto përmasa ishte që të ruhej përshtatshmëria me ftohësit e platformës paraardhëse AM4 edhe për këta procesorë.
Trashësia e tij si duket është edhe përgjegjës për përqendrimin e nxehtësisë dhe temperaturës relativisht më të lartë të kësaj gjenerate krahasuar me Ryzen 5000.
Rezultati është i thjeshtë, ftohje më e mirë, performancë më e lartë. Youtuberi JayzTwoCents shikoi një rënie temperature maksimale nga 95C në 85C. Kjo gjetje nuk është për përdoruesit amatorë, por për ata që e dinë se çfarë po bëjnë në të vërtetë.
Normalisht çdo ndërhyrje nga jashtë mbi procesorin do të thotë humbje e garancisë së produktit.
Youtuberi tjetër der8auer shikoi një reduktim temperature me 20C duke hequr fare pllakën metalike.