Maqedoni

MASH: ka nisur shtypja e teksteve të reja, dorëzimi do të përfundojë plotësisht në muajin nëntor

Shpërndaje

Ka filluar shtypja e teksteve për arsimin fillor, të cilat janë të reja dhe do të përdoren për herë të parë këtë vit shkollor. Përparësi në procesin e shtypjes kanë tekstet e klasave të para, të dyta, të katërta dhe të pesta, të cilat u miratuan së fundmi përmes një procesi kompleks disa mujor dhe përpunimi i tyre pasoi krijimin e programeve mësimore të reja për këto klasa, sipas planit për reforma në faza të arsimit fillor.

Sipas marrëveshjes me operatorin ekonomik, shtypshkronja Europa 92, dërgesa e plotë do të përfundojë gjatë muajit të ardhshëm.

MASH së bashku me institucionet tjera kompetente, do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e programeve mësimore dhe teksteve të reja, sepse ky është një nga kushtet themelore për arsim cilësor, pra një proces edukativo-arsimor.