Maqedoni

Aziri nga ASH-ja: Në vitin 2018 ndryshuam Kushtetutën ku Kosova nuk figuronte si shtet fqinjë i RMV-së

Shpërndaje

Në emisionin Klan Debat, deputeti i ASH-së Elmi Aziri tha se kanë qenë faktor në vitin 2018 për hapjen e kushtetutës dhe se do e bëjnë sërish tani me heqjen e 20%.

‘‘Kemi pritur 30 vite, duhet sa më shpejti ti përmbushim detyrimet si shtetformues, duhet shteti ti trajtojë gjithë qytetarët njësoj pra kjo është shumë e rëndësishme, ne si ASH kemi treguar kapacitete që mund të bëjm edhe ndryshime kushtetuese e dini pra marrëveshjen e Prespës në vitin 2018 sepse deri atë vit ende Kosova nuk figuronte si shtet i Maqedonisë së Veriut, mirë që erdhi momenti dhe e shfrytëzuam e ndryshuam me insistim të ASH-së ku u bisedua edhe puna e 20% por nuk u bë dhe tani e kemi shansin ta heqim njëher e përgjithmonë, ju kujtohet se si Zaev nga foltorja tha se po kemi biseduar me ASH-në dhe kjo do ndodh me hapjen e radhës së kushtetutës do largohet” – tha Elmi Aziri.