RajoniTop Lajme

Dhunimi i të moshuarës në Kosovë, reagimi i Granit Xhakës: Këta nuk janë shqiptarët që unë përfaqësoj, sot jam ndjerë më keq se asnjëherë

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë bëri bujë ditën e sotme, teksa një grua e moshuar u dhunua në një azil në Pejë. Futbollisti shqiptar Granit Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale, me anë të një story në Instagram. Xhaka kërkon që insititucionet përkatëse të marrin veprimet e duhura sa më shpejt të jetë e mundur, sakaq nuk ngurron të vetë-ofrohet për çfarëdo lloj ndihme që të jetë nevoja.

“A kanë vetë këta prindër, gjyshe e gjyshër, vëllezër e motra. Këta nuk janë shqiptarët që unë njoh e përfaqësoj. Gjithmonë jam krenar për vendin dhe origjinën time, por sot jam ndjerë keq si kurrë më parë. Këta monstra nuk përfaqësojnë vendin tonë” – shkruan mes të tjerash Xhaka.