Samiti i OKB për klimën, 200 udhëheqës botërorë takohen në Egjipt
Gati 200 udhëheqës botërore takohen në Egjipt, për samitin e OKB për Klimën, COP27. Liderët pritet të diskutojnë për kompensimin e shteteve të varfra, për dëmet e lidhura me ngrohjen globale, duke e vënë çështjen kontroverse për herë të parë në agjendë, që prej nisjes së bisedimeve për klimën një dekadë më parë.
Kryeministri i ri britanik, Rishi Sunak do të bëjë thirrje për një mision global për zhvillimin e pastër, kur t’i drejtohet pjesëmarrësve të tjerë më vonë gjatë ditës.
Sakaq, paraardhësi i tij Boris Johnson u kërkoi liderëve të mos tregohen të dobët ndaj angazhimit për zero emetime.
OKB thotë se progresi në reduktimin e emetimeve me efekt serrë ka qenë tmerrësisht i papërshtatshëm, që prej samitit të kaluar, Cop 26.
Planeti është ngrohur me 1.1 gradë celsius që prej epokës industriale dhe shkencëtarët thonë se rritja duhet të kufizohet në 1.5 gradë deri në 2100 për të shmangur pasojat më rënda. Por sipas parashikimeve, me politikat aktuale rritja pritet të arrijë në 2.8 gradë këtë shekull.