MaqedoniTop Lajme

Kovaçevski shprehu ngushëllimet e tij për të vrarët në shpërthimin në Stamboll

Shpërndaje

Kryeministri Dimitar Kovaçevski shprehu ngushëllimet e tij për të vrarët në shpërthimin në Stamboll.

“I dërgoj ngushëllimet më të thella popullit vëllazëror turk, familjeve të të vdekurve, kryetarit Ekrem Imamoglu dhe presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, pas shpërthimit të sotëm në zemër të Stambollit”, ka shkruar Kovaçevski.

Gjashte persona humbën jetën dhe 53 të tjerë u plagosën nga shpërthimi që ndodhi sot në rrugën më të famshme dhe pedonalen e Stambollit, Istiklal.

Siç raporton televizioni turk NTV, shpërthimi ka ndodhur pak pas orës 16:00 me orën lokale, kur rruga ishte e mbushur me njerëz