Shpërthimi në Turqi, Begaj: Dënojmë çdo akt që cënon njerëzit e pafajshëm

Shpërndaje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm në Stamboll ku humbën jetën 6 persona si dhe mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë.

Përmes një postimi në twitter Begaj shkruan se lutjet e Shqipërisë janë për Turqinë dhe familjet e personave të prekur nga kjo tragjedi.

Ai thekson gjithashtu se Shqipëria dënon çdo akt që cënon njerëzit e pafajshëm.

Postimi i Begajt:

Lutjet tona janë për familjet e viktimave dhe të plagosurve nga shpërthimi vdekjeprurës në Stamboll, këtë pasdite. Të tronditur nga kjo tragjedi, ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe dënojmë çdo akt që synon cënimin e njerëzve të pafajshëm!