SportTop Lajme

Botërori i sheikëve/ Katari ka shpenzuar 6-fish më shumë se 7 botërorë bashkë

Shpërndaje

Kostoja e botërorit të Katarit është gati gjashtë herë më e lartë se totali i shtatë botërorëve të fundit të fundit.

Nga botërori i SHBA në vitin 1994, deri në botërorin e Rusisë në 2018, shpenzimet totale për organizmin e eventit më të madh sportive global shkojnë rreth 45 miliardë dollarë.

Ndërkohë, botërori i sheikëve kap koston e 220 miliardë dollarëve. Në këtë shumë përfshihen investimet për stadiumet, hotelet dhe sistemin e transportit, përfshirë metronë e re.

Katari ka ndërtuar 8 stadiume të reja, gjashtë hotele gjigante dhe zona të tjera për akomodimin e tifozëve.

Pjesa tjetër e investimeve në infrastrukturë lidhen më shumë me vizionin e zhvillimit të vendit në kuadër të programit ‘Katari 2030’.

Ekspertët thonë se anomalia financiare është e thellë mes shifrës së investimit dhe të ardhurave të pritshme për vendin organizator, që në rastin më të mirë vlerësohen në rreth 2 miliardë euro.

Megjithatë, Katari nuk synon përfitimin financiar më shumë se sa ta përdorë kompeticionin si mjet diplomatik në arenën ndërkombëtare.