Kovaçevski: Çmimi i bukës është ulur
Ndërsa qytetarët ankohen se çmimet vazhdojnë të mbeten të njejta, kryeministri Dimitar Kovaçevski lavdërohet se masat tashmë po japin rezultate dhe çmimi i bukës dhe produkteve të tjera tashmë janë ulur.
“Tashmë është ulur çmimi i bukës tek pjesa më e madhe e prodhuesve dhe çmimi i vajit tek prodhuesi më i madh tashmë është ulur për 40 denarë, krahasuar me çmimin më të lartë që e kishte”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër./Alsat.mk