Varret e familjes 10 anëtarëshe që u shuan në aksidentin në Bullgari, Morana e Shkupit në lotë e dhimbje

Shpërndaje

Aksidentimi i autobusit në Bullgari ishte më fatal për familjen Jahiu nga Morana e Shkupit, pasi që 10 anëtarë të saj, përfshirë fëmijë u shuan në këtë aksident.

Sot në këtë fshat pritet varrimi i tyre, ku për ngushëllime dhe përcjelljen e fundit kanë ardhur nga të gjitha anët e vendit dhe nga jashtë.

Në aksidentin në Bullgari u shuan gjithsej 45 persona vetëm 7 mbetën të lënduar që u trajtuan në spitalin në Sofje. Autoritet bullgare vazhdojnë hetimin për të zbardhur se si ka ndodhur askidenti i atuobusit të kompanisë “BESA TRANS”.