Kronikë e zezëRajoni

Artani nga Peja vritet në burgun e Beogradit

Shpërndaje

Artan Zymberaj nga Peja, me nënshtetësi norvegjeze është vra në burgun e Begoradit, identitetin dhe fotografinë e të cilit për Peja në Fokus e kanë bërë të afërmit e tij.

Rastin e ka konfirmuar edhe Ministria e Jashtme të Norvegjisë, sipas të cilës, “…Një person me nënshtetësi norvegjeze ka vdekur në një burg në Serbi…”, por pa dhënë detaje tutje nëse viktima është një shqiptar nga Kosova, përderisa familjarët dyshojnë se vrasja ka ardhur sepse i ndjeri kishte tatu në trup figurën e Adem Jasharit, emblemën e UÇK’së si dhe Skenderbeun.