Bota

Erdogan: Nëse fitoj zgjedhjet presidenciale, do të jetë mandati im i fundit

Shpërndaje

Recep Tayyip Erdogan la të kuptohet sot se do të kandidojë për një mandat të fundit si president, duke njoftuar se më pas do t’ia dorëzojë stafetën “rinisë”.

“Kërkojmë për herë të fundit mbështetjen nga populli ynë në vitin 2023”, tha presidenti i Turqisë gjatë një fjalimi në Samsuda, duke lënë të kuptohet se nëse ai fiton në zgjedhjet e ardhshme, do të jenë të fundit për të.

“Ne do t’ia dorëzojmë këtë flamur të shenjtë rinisë sonë”, shtoi ai.

Erdogan, në pushtet që nga viti 2003, dhe Partia e tij islamike-konservatore për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) shpresojnë të mbajnë kontrollin e vendit në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në qershor 2023.

Por presidenti turk po përballet me shumë probleme, ndër to edhe një inflacion që ka arritur në 84.4%.

Në tetor, Erdogan kishte përsëritur dëshirën e tij për të përgatitur një kushtetutë të re turke që do të ishte “demokratike, e thjeshtë dhe vizionare”.

Sipas disa vëzhguesve, kjo u interpretua si një qëllim për të modifikuar kufirin e dy mandateve presidenciale të parashikuar nga kushtetuta turke.