Sveçla flet për barrikadat në veri si dhe arrestimin e Dejan Pantiq
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje rreth përballjes së Policisë së Kosovës më sulmet në veri si dhe barrikada atje.
Përmes një konferencë të mbajtur për media, Sveçla ka treguar se policia ka arritur t’i identifikojë disa kriminelë.
Ndër ta, organizatori kryesor dyshohet të ishte ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq i cili kishte dhënë dorëheqje në muajin nëntor, shkruan lajmi.net.
“Duke pas parasysh se Policia e Kosovës dhe qytetarët janë përballe më një sërë sulmesh në veri të vendit pas hetimeve intensive, Policia e Kosovës ka arritur që t’i identifikojë disa kriminelë që më veprat e tyre terroriste kanë cenuar sigurinë dhe rendin kushtetues të vendit tonë. Dje është arrestuar ish-pjesëtarin e MUP-it, Dejan Pantiq i integruar përmes marrëveshjes së Brukselit në PK-në dhe i dorëzuar nga Policia e Kosovës në muajin nëntor. Policia e Kosovës edhe me ndihmën e institucioneve tjera ka arritur ta identifikojë të njëjtin si njëri nga organizatorët kryesorë të grupeve që kanë sulmuar zhytarët dhe zyrtarët e KKZ si dhe zyrtarët policë. Me urdhër të prokurorit atij iu është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh dhe akuzohet për sulm ndaj rendit kushtetues dhe kryerje të veprave terroriste. Duke pa parasysh rolin e të arrestuarit në organizimin e grupeve kriminale në veri, mbrëmë jemi ballafaquar me barrikada të cilat kanë pasur për qellnim pengimin e policisë për dërgimin e tij në jug për procedura të mëtutjeshme. Nga pasdita e djeshme janë ngritur 6 barrikada në komunat Leposaviq, Zveqan dhe Zubin Potok. Meqë rast për arsye të sigurisë janë mbyllur pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.”, ka thënë Sveçla.
Gjithashtu, ministri ka bërë të ditur se në disa lokacione janë hedhur shok- bomba ndërsa njësitet policore kanë shkëmbyer zjarr me disa grupe kriminale pas sulmeve nga këto grupe në afërsi të digës së Ujmanit.
Pas shkëmbimit të zjarreve situata është vendos nën kontrolle dhe është nën vëmendje të shtuar.