MaqedoniTop Lajme

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Shpërndaje

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,75 % në raport me vendimin e datës 9.12.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95, EUROSUPER (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,50 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98, ulet për 1,00 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,686 den/kg dhe tani do të jetë 39,370 den/kg.

Nga data 13.12.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 76,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 78,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 78,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 75,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 39,370 (denarë/kilogram)