BotaTop Lajme

Erdogan: Në vitin 2023 paga minimale në Türkiye do të rritet me 54.5 për qind

Shpërndaje

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, sot në Ankara ka thënë se presin një rënie të mprehtë të inflacionit këtë muaj, raporton Anadolu Agency (AA).

“Këtë muaj do të shohim një rënie të mprehtë të inflacionit. Jemi të vendosur që inflacionin ta ulim në 30 për qind në mes të vitit (2023) dhe në 20 për qind në fund të vitit”, deklaroi Erdoğan, pas një takimi me ministrin e Punës dhe Politikës Sociale të Türkiye-s, Vedat Bilgin dhe kryetarin e Konfederatës së Sindikatës së Punëdhënësve të Türkiye-s (TISK), Ozgur Burak Akkol.

Erdoğan konfirmoi gjithashtu se do të rrisë pagën minimale me 54.5 për qind nga 1 janari 2023.

Paga minimale neto për beqarët do të jetë 8.500 lira turke (455 dollarë) në muaj, krahasuar me 5.500 lira (295 dollarë) sa ishte më par në muaj, theksoi Erdoğan.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave të Tërkiye-s (TurkStat), norma vjetore e inflacionit në Türkiye në muajin nëntor është ulur me 1.2 për qind krahasuar me tetorin e këtij viti.

Erdoğan tha se në procesin e përcaktimit të pagës minimale i është kushtuar vëmendje e madhe të drejtave të punëtorëve dhe punëdhënësve, duke vënë në dukje mundësinë e rishikimit të këtij vendimi dhe rritjes së re nëse lind nevoja.