Të dhënat e fundit, shkon në 3 numri i të vdekurve nga sulmi në Paris
Së paku tre persona janë shënuar të vdekur nga sulmi me shtëna armësh në Paris nga i dyshuari 69 vjeçar në një qendër kulturore kurde, konfirmoi kryeprokurorja parisiene, Laure Beccuau, raporton gazeta online Reporteri.net.
Sulmuesi është një 69-vjeçar i cili u arrestua, raportoi AFP, duke cituar deklaratat e dëshmitarëve, se ai qëlloi shtatë ose tetë plumba.
“Kishte panik total. Ne u mbyllëm në dyqan,” tha një dëshmitar për AFP.
Sulmuesi u lirua së fundmi nga burgu
Sulmuesi, një burrë 69-vjeçar, u arrestua vitin e kaluar për një sulm me thikë të gjatë në një kamp emigrantësh. Kryeprokurori i Parisit zbuloi se ai u lirua së fundmi.
Tre persona u vranë në sulm, konfirmoi prokurori
Prokurorja e Parisit Laure Beccuau konfirmoi se tre persona u vranë në sulm.
“Tre u vranë, një person është në gjendje shumë të rëndë për jetën. Dy u plagosën lehtë,” tha Beccuau për kamerat e BFMTV.
BFMTV shkruan se sulmuesi ishte i njohur më parë për policinë franceze për racizëm dhe sulme të armatosura. Gjegjësisht, ai dyshohet se u arrestua vitin e kaluar për një sulm me shpatë në një kamp emigrantësh.
Deri më tani nuk ka të dhëna për motivin e këtij sulmi dhe nëse bëhet fjalë për akt terrorist./Reporteri.net/